Shangai renditet i gjashti ndër qytetet më të mëdha në botë për nga prodhimi i brendshëm bruto, njofton “Xinhua”. Deklarata u njoftua përmes një raporti në “China International Import Expo” (Ciie), përgatitur nga Qendra Kërkimore për Zhvillim e Këshillit të Shtetit të Kinës.
Në vitin 2019, lexohet në dokument, PBB-ja e Shangait arriti në 3.8 trilionë juanë (rreth 573 miliardë dollarë), duke u renditur i dyti mes qyteteve kryesore aziatike dhe i gjashti në nivel global.
Vlera e shtuar e industrisë financiare të Shangait ka tejkaluar ato të Londrës dhe Tokios dhe është më e ulët vetëm se ajo e Nju Jorkut.
Sipas raportit, transaksionet totale të tregut financiar të qytetit pritet të tejkalojnë këtë vit 2 trilionë juanë. (Irma)