Tregtia e jashtme e Kinës pati në tetor një rritje të dukshme dhe strukturë të përmirësuar, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”. Ajo u rrit me 4.6 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Eksportet u rritën me 7.6 për qind, ndërsa importet me 0.9 për qind, njoftoi Administrata e Përgjithshme e Doganave (GAC).
Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore mbetet partneri më i madh tregtar i Kinës, e ndjekur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Tregtia e jashtme e Kinës ka dalë nga problemet e pandemisë Covid-19 në muajt e fundit falë politikave të qeverisë për të stabilizuar sektorin.
Për të zbutur ndikimin e pandemisë në firmat e tregtisë së jashtme, vendi ka futur procedura të efektshme në dogana dhe stimuj për tregtinë elektronike ndërkufitare dhe forma të tjera të reja tregtare. (Fatosi)