Në një deklaratë të bërë të dielën, Ministria kineze e Mbrojtjes u shpreh se Kina dhe India zhvilluan takimin e 8-të në rang komandantësh.
Sipas deklaratës, të dy palët zhvilluan "shkëmbime të sinqerta, të thella dhe konstruktive pikëpamjesh për mosangazhimin përgjatë Linjës së Kontrolli Aktual në pjesën perëndimore në zonën kufitare mes Kinës e Indisë."
Dy palët ranë dakord njëzëri në takim lidhur me zbatimin e konsensusit të rëndësishëm të arritur nga udhëheqësit e të dy vendeve, duke siguruar vetëpërmbajtjen e trupave të tyre në front.
Ato ritheksuan se do të ruajnë dialogun e shkëmbimet nëpërmjet kanaleve ushtarake e diplomatike, duke shmangur keqkuptimet, për të nxitur zgjidhjen e problemit.
Dy palët ranë dakord gjithashtu për zhvillimin së shpejti të takimit të ardhshëm. (Fani/Artan)