Ekspozita e 3-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës u hap zyrtarisht në mbrëmjen e 4 nëntorit. Për shkak të nevojës për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, CIIE-ja nuk përcaktoi një ditë të hapur për publikun, dhe kryesisht ftoi blerësit profesionistë për të marrë pjesë. Si mund ta ndiejnë konsumatorët e zakonshëm kinezë forcën tërheqëse të CIIE-së? Ku mund të blejnë të njëjtat produkte të CIIE-së? Këto pyetje mund të marrin përgjigje në ndërtesën e koleksionit të mallrave të vendeve të ndryshme të “Një brez, një rrugë” në “Sunland” të distriktit të ri Pudong, në Shangai.
Siç dihet, ndërtesa u krijua në prag të CIIE-së së dytë dhe madhësia e saj është 7000 metra katrorë. Në të mund të shikohen elementet karakteristike të arkitekturës, kulturës dhe mallrave të vendeve dhe rajoneve përgjatë "Brezit dhe Rrugës". Kjo është një karakteristikë e kësaj ndërtese: jo vetëm që u siguron konsumatorëve hapësirë për të blerë, por gjithashtu është një urë që lidh produktet dhe kulturat e vendeve dhe rajoneve përgjatë "Një Brez, një rrugë".
Ndërtesa e mallrave të vendeve dhe rajoneve përgjatë "Një brez, një rrugë" mbulon pavijone të veçanta të mbi 20 vendeve dhe rajoneve, duke përfshirë Tajlandën, Spanjën, Japoninë, Korenë e Jugut, Rusinë, Sirinë, Iranin dhe Afrikën e Jugut.