A keni parë ndonjëherë një lloj të tillë karroce, që është vetëm disa centimetra, dhe ndërsa ngarkoni në të gjëra të importuara, mund të dëgjoni prezantimin e traditave të vendeve të huaja nga një udhërrëfyes turistik. Një gjë e tillë mund të bëhet nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë në celular, që është bërë tashmë një mënyrë blerjeje shumë popullore në Kinë. Të shtunën në mbrëmje, rreth 30 milionë kinezë shikuan një transmetim të drejtpërdrejtë në celularët e tyre për promovimin e mallrave të importuara nga vendet evropiane.
Ngjarja u iniciua nga CMG-ja, institucioni mediatik me ndikim më të madh në Kinë, dhe u transmetua në platformën e saj të re mediatike. Drejtuesi me humor i CMG-së Zhu Guangquan dhe "Mbretëresha e promovimit" Viya folën mbi traditat e Rusisë, Francës, Spanjës e Gjermanisë dhe rekomanduan produkte karateristike nga këto vende. Deri në fund të transmetimit të drejtpërdrejtë prej 4 orësh, gjithsej u shitën 90 milionë juanë mallra.
Ambasadori i Spanjës në Kinë Rafael Dezcallar gjithashtu vizitoi sallën e transmetimit të drejtpërdrejtë. Ish-kryeministri francez Jean-Pierre Raffarin dhe ambasadori i Rusisë në Kinë Andrey Denisov regjistruan video dhe shprehën vlerësimin e tyre për formën e promovimit të mallrave me anë të transmetimit të drejtpërdrejtë në internet.
Ambasadori i Spanjës në Kinë Rafael Dezcallar
Kjo veprimtari është zhvilluar me rastin e Ekspozitës së 3-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës në Shangai. Gati 50 kompani udhëheqëse të industrive përkatëse marrin pjesë për herë të parë këtë vit dhe qindra produkte, teknologji e shërbime të reja do të ekspozohen në CIIE për herë të parë këtë vit në botë. Një nga qëllimet e organizimit të CIIE-së është promovimi i konsumit dhe plotësimi i nevojave më të larmishme të konsumit të kinezëve. Ambasadori spanjoll Dezcallar u tha gazetarëve të CMG-së pas vizitës në sallën e ekspozitës se përmes CIIE-së, kompanitë spanjolle do të kenë një mundësi më të madhe për të hyrë në tregun kinez.(Zhan Dian/Artan Goga)