Rruga e Mëndafshit, e cila ka lidhur Kinën dhe Italinë për më shumë se dy mijë vjet, tani është bërë aq e vogël, sa madje “mund të futet në xhep” në shekullin XXI! Të premten në mbrëmje, 21 milionë kinezë panë një transmetim të drejtpërdrejtë në celularët e tyre, dhe me entuziazëm bënë porosi në internet për mallra nga Italia dhe vendet e tjera evropiane me vlerë prej 38 milionë juanësh.
Mallra italiane të prezantuara në transmetimin e drejtpërdrejtë
Ky ishte një transmetim i drejtpërdrejtë për mallrat në një platformë elektronike, i organizuar nga CMG-ja, institucioni mediatik me ndikim më të madh në Kinë. Një drejtues i mirënjohur dhe një influencues kryesor punuan së bashku për të paraqitur në më shumë se 3 orë më shumë se 20 produkte nga Italia dhe vendet e tjera evropiane për përdoruesit e celularëve e të mediave sociale.
Dy drejtuesit u rekomandojnë përdoruesve syze dielli italiane
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, të dy drejtuesit paraqitën jo vetëm produkte, por edhe traditat e Italisë, dhe diskutuan lidhur me miqësinë midis Kinës dhe Italisë.
Drejtuesi i transmetimit të drejtpërdrejtë reklamon kozmetikën italiane për audiencën
6 nëntori shënon 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Italisë. Ambasadori italian në Kinë Luca Ferrari falënderoi CMG-në për organizimin e këtij transmetimi të drejtpërdrejtë në një video të regjistruar posaçërisht për këtë veprimtari dhe shprehu shpresën që produktet italiane të popullarizohen më shumë në Kinë. Michele Geraci, ish-zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik të Italisë, tha në një intervistë me CMG-në se tregtia elektronike kineze është një platformë që kompanitë italiane duhet ta përdorin. Ai shprehu besimin se transmetimet e drejtpërdrejta do të kenë efekt pozitiv për eksplorimin e tregut kinez nga firmat italiane.