Të premten në mbrëmje, 21 milionë kinezë kaluan dy orë e gjysmë duke shijuar anën më interesante të Italisë në celularët e tyre. Në të njëjtën kohë, ata gjithashtu blenë produktet më të mira italiane dhe evropiane me vlerë prej 38 milionë juanësh.

Ky është një transmetim i drejtpërdrejtë i shitjes së mallrave nga një drejtues i njohur i CMG-së dhe një influencues i njohur televiziv në Kinë. Ata biseduan, dëgjuan muzikë italiane, recituan poezi të poetëve kinezë që përshkruajnë Firencën dhe rekomanduan produkte italiane në sallën e transmetimit në mjedis të hapur në qendër të Shangait.

Kjo veprimtari u zhvillua me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Italisë. Para transmetimit të drejtpërdrejtë, kur krerët e shteteve të Kinës dhe Italisë shkëmbyen urime në telefon, presidenti kinez Xi Jinping vlerësoi Kinën dhe Italinë për "dhënien e një shembulli për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve me sisteme dhe prejardhje kulturore të ndryshme".

Rreth 20 kilometra në perëndim të sallës së transmetimit të drejtpërdrejtë, më shumë se 2 600 kompani nga e gjithë bota po marrin pjesë në Ekspozitën e 3-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës me shumë produkte, teknologji dhe shërbime të reja. CIIE-ja është ekspozita e parë e importit në botë, duke ndërtuar një urë për tregun e madh të Kinës dhe mundësitë e mëdha të biznesit për vendet dhe rajonet të botës. Në një video për CMG-në, ambasadori i Italisë në Kinë Luca Ferrari vlerësoi CIIE-në si "ekspozita më e madhe në botë që nga fillimi i saj".

Ambasadori i Italisë në Kinë Luca Ferrari


Sa e madhe është kërkesa e konsumatorëve kinezë për produkte të importuara? Ndër 1.4 miliardë kinezë, 400 milionë aktualisht i përkasin shtresës me të ardhura të mesme me fuqi të madhe konsumi. Vlera e importit të mallrave në Kinë në 10 dhjetë vjetët e ardhshëm pritet t’i kalojë 22 trilionë dollarët, që është 17 % më e lartë se PBB-ja e BE-së në vitin 2018!

Kjo ngjarje u iniciua dhe u organizua nga Grupi Mediatik i Kinës, duke u prezantuar përmes një aplikacioni, llogarive sociale të CMG-së dhe një aplikacioni në një platformë të famshme të tregtisë elektronike. Drejtuesi i njohur i CMG-së Kang Hui dhe partneri i tij Austin Li, i njohur “mbreti i buzëkuqit” në Kinë, e drejtuan këtë shfaqje.