Në zonën e pajisjeve tekniko-shkencore të Ekspozitës së 3-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, të duket sikur futesh në një botë fanta-shkencore: Roboti i trajtimit dhe montimit është i zënë me punë, ndërsa roboti i llogarisë mund të depozitojë dhjetëra mijëra fatura në 10 orë
Risia është bërë një pikë shumë tërheqëse e kësaj ekspozite. Shumë prodhime të reja, teknologji të fjalës së fundit dhe shërbime të reja bënë debutimin e tyre të parë këtu. Ekspozita e Importit u bë platforma e paraqitjes, e shkëmbimeve dhe e konkurrimit të krijuesve botërorë të të rejave. Pjesëmarrësit thanë se i kushtojnë rëndësi karakteristikës së hapjes dhe të bashkëpunimit të Ekspozitës së Importit.
Kompania e njohur “ABB” publikoi sistemin e kontrollit në rast rrjedhjeje të gazit natyror. Ai ndërthur teknologjinë e patentuar të ABB-së me sistemim kinez të pozicionimit të saktësisë së lartë “Beidou” dhe ofron zgjidhje efikase dhe të sigurta për zbulimin e rrjeteve të tubacioneve urbane të gazit natyror. Një nga shefat e kompanisë “ABB China”, Kang Liang, tha se Ekspozita e Importit u bë platforma e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe e krijimit të risisë tekniko-shkencore.
Padyshim, potenciali më i madh i Ekspozitës së Importit është tregu i Kinës. Aktualisht, një raund i ri i revolucionit shkencor dhe teknologjik dhe i transformimit industrial po përshkon botën dhe teknologjitë, formatet dhe modelet e reja duhet të përdoren dhe verifikohen nga tregu global para se ato të shndërrohen në vrull ekonomik. Kina, e cila është kthyer në zhvillimin me cilësi të lartë, është padyshim një terren i mirë testimi për teknologjitë e dhe produktet e reja globale. Nuk është çudi që gjithnjë e më shumë kompani të huaja kanë ngritur qendrat e tyre të kërkim-zhvillimit në Kinë. Nga njëra anë, Kina ka rezerva të mjaftueshme të talenteve dhe teknologjive dhe ana tjetër, teknologjitë e reja mund të jenë më afër skenarëve të aplikimit dhe tregjeve të synuara.
Plani i 14-të Pesëvjeçar i Kinës i sapopublikuar e vendosi novacionin në thelb të ndërtimit të modernizmit të Kinës. Në ceremoninë e hapjes së panairit, presidenti Xi Jinping tha se Kina do të zgjerojë hapjen në mënyrë gjithëpërfshirëse, do të promovojë zhvillimin novativ të tregtisë së jashtme dhe do të shkurtojë "Katalogun e teknologjive të ndaluara dhe të kufizuara për t'u importuar". Kjo padyshim do të lehtësojë lëvizjen e lirë të elementëve teknologjikë përtej kufirit dhe do të injektojë rryma të ngrohta në shkëmbimet globale shkencore dhe teknologjike të prekura nga proteksionizmi. Në dokumentin e CMG-së, shkëmbimi dhe bashkëpunimi në këtë ekspozitë dëshmon vendosmërinë dhe përpjekjet e Kinës për të rritur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën tekniko-shkencore etj. (Çang Çuo/Albana)