Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës ndihmon në përmirësimin e tregtisë globale dhe nxit rimëkëmbjen ekonomike, tha zv-drejtori i parë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Geoffrey Okamoto.

Okamoto theksoi se Kina luan një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në këtë kohë kur pandemia vijon të godasë ekonominë globale, duke theksuar lëvizjet e vendit në zhvillim për të ndihmuar përpjekjet shumëpalëshe.

"Ekzistojnë gjithashtu shumë gjëra që Kina mund të bëjë në aspektin ekonomik. Ekzistojnë ende disa tensione ekonomike dhe tregtare, të cilat duhet të trajtohen. Trajtimi i tyre do të ndihmojë në heqjen e resë së pasigurisë dhe përmirësimin e tregtisë globale dhe duke ngritur rritjen për botën," tha Okamoto për CGTN.

"Pa dyshim, kjo nuk është diçka që Kina mund ta bëjë e vetme. Ajo duhet të bashkëpunojë me partnerët e saj tregtarë për të punuar në mënyrë konstruktive," shtoi ai.

Okamoto përshëndeti përpjekjet e Kinës në kontrollin epidemisë, duke shtuar se politikat financiare dhe monetare të vendit kanë hedhur një themel të favorshëm për rimëkëmbjen ekonomike.

"Si politika fiskale ashtu edhe ajo monetare kanë ndihmuar në zbutjen e ndikimit të krizës dhe ndihmuar ekonominë të rritet," shtoi ai. (Çang Çuo)