Ekspozita e 3-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës u hap mbrëmjen e 4 nëntorit. Kjo është një tjetër ngjarje e rëndësishme ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare e mbajtur nga Kina pas Panairit Ndërkombëtar të Kinës për Shërbimet që u mbajt në shtator. Kjo jo vetëm tregon edhe një herë efektivitetin e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë së Kinës, por gjithashtu do të japë energji pozitive për ekonominë botërore që po kërkon rimëkëmbjen.
Gjatë tre viteve, kjo platformë e bashkëpunimit ndërkombëtar e nivelit të lartë me temën e importit u ngrit më tej në fushat e globalizmit, të profesionizmit dhe të nivelit të tregut. Për shembull, sipërfaqja e ekspozitës është zgjeruar me afro 30 mijë metra katrorë. Zona mesatare e ekspozitës e 500 kompanive më të mira të botës dhe të industrive udhëheqëse është rritur me 14% krahasuar me vitin e kaluar dhe kanë ardhur shumë kompani të reja.
Gjatë tre viteve, ekspozita ka tërhequr gjithnjë e më shumëpjesëmarrës. Përqindja e ripjesëmarrjes në mesin e 500 kompanive më të mira ndërkombëtare kaloi 70% dhe kjo erdhi jo vetëm nga përfitimet e tyre në këtë ekspozitë, por edhe nga dëshira që ata kanë për të kaëur më shumë mundësira në tregun kinez sidomos në këtë vit sfidues.
Mund të shohim që tregu i Kinës me 1.4 miliardë banorë ka qenë arsyeja kryesore që tërhoqi këto kompani. Po ashtu frenimi i suksesshëm i përhapjes së epidemisë, realizimi i shpejtë i riprodhimit dhe rimëkëmbja e shpejtë ekonomike e Kinës janë disa nga arsyet e tjera.
Në komentin e CMG-së thuhet se këto janë rezultat i përpjekjeve të Kinës për zgjerimin e hapjes ndaj botës. Që nga fillimi i këtij viti, Kina publikoi dy politika të reja për stabilizimin e investimeve të huaja, dhe lëshoi një version të ri të listës negative të vendit dhe zonën pilot të tregtisë së lirë, si dhe krijoi Portin e Tregtisë së Lirë Hainan, shtoi 3 zona pilot të tregtisë së lirë dhe vazhdoi të përmirësojë mjedisin e saj të biznesit...
Sot, falë organizimit të kësaj ekspozite, tregu gjigant kinez dhe me rritje të nivelit të konsumit po jep një një mesazh të fortë "mirëpresim mysafirë nga të gjitha kontinentet dhe përfitojmë së bashku". Ky zë rrallë mund të dëgjohet në ekonominë botërore në një moment kaq të zymtë. (Çang Çuo)