Presidenti i Kinës Xi Jinping njoftoi të mërkurën masat për nxitjen e bashkëpunimit më të thellë dypalësh, shumëpalësh dhe rajonal.
Kina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje të standardeve të larta të tregtisë së lirë me më shumë vende të botës. Kina do të punojë për nënshkrimin sa më parë të ‘Partneritetit Ekonomik Rajonal Gjithëpërfshirës’ (RCEP) dhe do të shpejtojë negociatat për një traktat investimi Kinë-BE si dhe një marrëveshje të tregtisë së lirë Kinë-Japoni-Kore e Jugut. Kina pret më shumë shkëmbime dhe të mësuar të ndërsjellë me zona të tregtisë së lirë me standarde të larta në pjesë të tjera të botës;
Kina do të marrë pjesë aktive në reformën e OBT-së dhe në bashkëpunim me OKB-në, G20-n, APEC-un, BRICS-in dhe forume të tjera;
Kina do të bashkëpunojë me vendet partnere për të nxitur bashkëpunimin me cilësi të lartë për nismën "Një brez, një rrugë" dhe për të ndërtuar një bashkësi me të ardhme të përbashkët për njerëzimin. (Çang Çuo/Albana)