Presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi të mërkurën rëndësinë e hapjes së ndërsjellë që përmban përgjegjësi të përbashkëta.
Presidenti Xi i tha këto në fjalimin kryesor me video në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 3-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE).
"Vendet duhet të punojnë së bashku si partnerë, ku secili të mbajë përgjegjësinë e vet të duhur," tha presidenti Xi.
Vendet nuk duhet të ndjekin dominimin e njëanshëm dhe as nuk duhet të dëmtojnë interesat e të tjerëve, pasi kjo do të dëmtojnë edhe vetë interesat e dëmtuesit, shtoi ai.
Vendet e mëdha duhet të udhëheqin me shembull, ekonomitë e mëdha duhet të veprojnë me parime të shëndosha dhe vendet në zhvillim duhet të luajnë një rol aktiv në promovimin e hapjes dhe ndarjes së përgjegjësive, shtoi presidenti Xi.(Çang Çuo/Albana)