Të mërkurën do të hapet në Shangai Ekspozita e 3-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE). Tani Grupi Mediatik i Kinës (CMG) ka nisur në mënyrë të gjithanshme punën e njoftimeve mbi këtë veprimtari, me më shumë se 800 gazetarë.
Të martën, sekretari i komitetit të Partisë të Bashkisë së Shangait Li Qiang, i shoqëruar nga drejtori i CMG-së Shen Haixiong, u takua me përgjegjësit e departamenteve përkatëse të CMG-së që marrin pjesë në raportimin për CIIE-në.
Gjatë inspektimit të studios multimediatike, zonës së punës dhe sistemit të transmetimit me qartësi super të lartë 4K të CMG-së në CIIE, Shen Haixiong-u theksoi se duhet të njoftohen sipas fakteve dy mrekullitë e krijuara nga Kina: fitorja e luftës kundër epidemisë dhe rritja ekonomike. Sipas tij, CMG-ja duhet të arrijë përparime të reja në transmetimin ndërkombëtar dhe në risitë multimediatike, duke raportuar në mënyrë profesionale lidhur me CIIE-në. (Fani/Artan)