Ambasadori i Kinës në Kazakistan u shpreh që numri i trenave të mallrave Kinë-Europë që kalojnë nëpër Kazakistan ka shënuar rritje gjatë periudhës së epidemisë së COVID-19.

Sipas Zhang Xiao, vëllimi i transportit hekurudhor në nëntëmujorin e parë të vitit 2020 e ka kaluar vëllimin e përgjithshëm të vitit të kaluar.

Të dhënat zyrtare tregojnë që në shtatë muajt e parë të këtij viti, numri i konteinerëve të transportuar nga trenat Kinë-Europë që kalojnë nëpërmjet Kazakistanit, është rritur me 61 %, duke arritur në afro 300 mijë.

Tregtia dypalëshe shënoi vlerën 13 miliardë dollarë amerikanë nga janari deri në gusht, 1 % më shumë se gjatë tetë muajve të parë të vitit të kaluar.

Po në këtë periudhë, vëllimi i eksportit të mallrave nga Kazakistani në Kinë u ul me 10 %, me një vlerë 6.4 miliardë dollarë, ndërsa niveli i importit shënoi rritje me mbi 14 %, duke arritur në 6.8 miliardë dollarë amerikanë.(Jiang Lei)