Ekspozita e 3-të Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE) do të zhvillohet nga 5 deri më 10 nëntor në metropolin kinez Shangai dhe në të pritet të marrin pjesë 400 mijë të ftuar, duke shënuar një nga ngjarjet më të mëdha botërore të vitit 2020.
Zona e përgjithshme e ekspozitës është 30 mijë metra katrorë më e madhe se vitin e kaluar. Zona e ekspozitës për 500 kompanitë më të mira të botës dhe kryesuesit e industrisë është rritur 14 për qind në krahasim me vitin e kaluar, sipas zv-drejtorit të Zyrës së CIIE-së, Sun Chenghai.
Në Aeroportin Ndërkombëtar Pudong të Shangait janë hapur 14 masa shtesë për inspektimin e imigracionit në përgatitje të CIIE-së, sipas stacionit të inspektimit kufitar të aeroportit.
Përveç këtyre, Shangai ka 33 spitale të përcaktuara, si dhe pesë qendra mjekësore dhe 25 pika të përkohshme të vëzhgimit mjekësor në ekspozitë për pjesëmarrësit. Ndërkohë që është në gatishmëri të plotë një personel mjekësor prej 400 vetash. (Çang Çuo/Albana)