Një zonë eksperimentale e rezervuar për aviacionin civil pa pilot u krijua në bazën “East China UAV” në Shangai, njoftoi Komiteti i Menaxhimit të Zonës Industriale Jinshan.
Fabrika do të përqendrohet në hulumtimin e certifikimit të aftësisë ajrore të dronëve dhe transportit inteligjent në lartësi të ulët, shkruan “Xinhua”.
Sipas komitetit, kjo zonë eksperimentale do të ndihmojë në mbledhjen e të dhënave të fluturimit, ofrimin e mbështetjes për inspektime dhe teste për aviacionin civil dhe vlerësimin e përdorimit të dronëve për dërgesat e shpejta, transportin e ushqimit të freskët dhe produkteve të tjera me vlerë të lartë të shtuar në deltën e lumit Yangtze, për të përmirësuar efikasitetin e dërgesave ndërlidhëse.