Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng bëri të ditur në një konferencë për shtyp se Ekspozita e 3-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE) do të hapet më 4 nëntor në metropolin kinez Shangai.
“Më 4 nëntor, do të zhvillohet në Shangai ceremonia e hapjes së Ekspozitës së 3-të Ndërkombëtare të Importit CIIE dhe Forumi Ndërkombëtar Ekonomik Hongqiao, ku presidenti i Kinës Xi Jinping do të mbajë një videofjalim,” tha Gao Feng në Pekin.
Siç mësohet, në ekspozitën e kësaj here do të ketë 6 zona kryesore me sipërfaqe prej 360 mijë metrash katrorë, ku do të paraqiten ushqime, produkte bujqësore, automjete, pajisje teknike, mallra konsumi, pajisje mjekësore dhe shërbime të ndryshme. (Jiang Lei/Albana)