Laboratorë të lëvizshëm në një furgon me dy punonjës, një shofer dhe një robot, që përdoret për të kryer tamponë. Ky është projekti i fundit i zhvilluar në Kinë nga Universiteti Tsinghua dhe kompania “CapitalBio Technology Co.”, me qendër në Pekin, për të testuar 500 deri në 2000 njerëz në ditë për Covid-19.
“COVID-19 Mobile Laborator” mund të analizojë mostrat molekulare menjëherë në vend, duke i lejuar njerëzit të marrin rezultate brenda 45 minutash, shumë më shpejt se më parë, shkruan “Xinhua”.
Çdo laborator është i pajisur me një sistem komunikimi 5G për raportimin e shpejtë të rezultateve të testit.