Të premten u organizua në Pekin konferenca përkujtimore për 70-vjetorin e hyrjes së Ushtrisë së Vullnetarëve të Popullit Kinez në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, për të ndihmuar në Luftën e Rezistencës ndaj Agresionit të ShBA-së dhe të Ndihmës për Korenë. Lideri më i lartë i Kinës Xi Jinping mori pjesë në këtë konferencë dhe mbajti një fjalim.
Pas fillimit të luftës civile në Kore në qershor të vitit 1950, qeveria amerikan dërgoi ushtarë për të ndërhyrë, duke filluar luftën ndaj Koresë së Veriut. ShBA-ja nuk dëgjoi paralajmërimet e palës kineze dhe kaloi paralelin 38 gradë, duke iu afruar kufirit midis Kinës e Koresë së Veriut. Madje aeroplanët amerikanë bombarduan qytezat kufitare të Kinës Verilindore. Me kërkesën e palës koreanoveriore, pala kineze krijoi Ushtrinë e Vullnetarëve të Popullit Kinez, që në tetorin e vitit 1950 shkoi në Korenë e Veriut, duke filluar Luftën e Rezistencës ndaj Agresionit të ShBA-së dhe të Ndihmës ndaj Koresë.
Kjo luftë, që zgjati dy vjet e 9 muaj, krijoi në historinë e luftërave botërore shembullin e fitores së më të dobtit ndaj më të fortit. Ajo e ndihmoi popullin koreanoverior kundër agresionit të ShBA-së dhe mbrojti sigurinë e Republikës Popullore Demokratike të Koresë dhe të Republikës Popullore të Kinës, që kishte vetëm një vit që ishte themeluar, duke dhënë edhe kontribut për paqen rajonale e botërore. (Çang Çuo/Artan)