Pothuajse 60 mijë vullnetarë në Kinë janë vaksinuar deri tani kundër COVID-19 dhe asnjë nuk ka pasur efekte të rënda negative, tha të martën në një konferencë për shtyp Tian Baoguo, një zyrtar nga Ministria kineze e Shkencës dhe Teknologjisë. Ai tha për mediet se tani Kina ka zhvilluar një total prej 13 vaksinash që ndodhen në fazat klinike.
Midis tyre, katër vaksina kandidate për vektorë adenoviral dhe vaksina inaktive kanë hyrë në provat klinike të fazës së 3-të me vullnetarë në dhjetë vende.
Kina pritet të prodhojë deri në 610 milionë doza vaksinash COVID-19 deri në fund të këtij viti, tha Zheng Zhongwei, kreu i grupit kinez të zhvillimit të vaksinave, duke shtuar që prodhimi do të rritet vitin e ardhshëm. (Albana)