Në Wuhan, kryeqendra e provincës Hubei, u inaugurua një ekspozitë speciale dedikuar luftës së Kinës kundër epidemisë së Covid-19.

Huang Kunming, anëtar i Zyrës Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste kineze, i pranishëm në event, theksoi rolin e ekspozitës në pasqyrimin e përvojës së Kinës kundër epidemisë, ndërsa promovoi frymën e shkëlqyer të treguar në luftën kundër Covid-19, duke inkurajuar njerëzit të ecin përpara së bashku, shkruan “Xinhua”.

Huang bëri thirrje për përpjekje më të mëdha për të siguruar një fitore vendimtare në ndërtimin e një shoqërie mesatarisht të prosperuar në të gjitha aspektet dhe për të çrrënjosur varfërinë në të gjithë vendin.

Ekspozita, e cila do të zgjasë tre muaj, përmban më shumë se 1100 imazhe dhe 1000 artikuj, si dhe video dhe skena të ndryshme nga periudha pandemike.