Mbi 9.94 milionë mostra janë mbledhur në Qingdao, qytet në provincën Shandong të Kinës lindore, në ditën e 5-të të fushatës së testimit të të gjithë qytetit për COVID-19.
Nga mbi 7.64 milionë mostrat e testuara tashmë, nuk janë zbuluar raste të reja pozitive, përveç rasteve të konfirmuara dhe asimptomatike të raportuara, tha të enjten nënkryetari i bashkisë së Qingdao-s në një konferencë shtypi.
Sui Zhenhua, drejtori i Komisionit Komunal të Shëndetësisë të Qingdao-s, u pezullua nga detyra, sipas vendimit nga Komiteti Bashkiak i Partisë Komuniste të Kinës të mërkurën.(Xu Guang/Albana)
Pikat e marrjes së mostrave të testimit të acidit nukleik në Qingdao po evakuohen