Udhëheqësi më i lartë i Partisë dhe i shtetit i Kinës Xi Jinping deklaroi të mërkurën se Shenzhen-i duhet të ndërtojë një zonë pilot demonstrimi për socializmin me karakteristika kineze, të promovojë ndërtimin e Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao dhe të pasurojë praktikën e re të parimit "Një vend, dy sisteme".
Xi Jinping-u theksoi se ndërtimi i Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao është strategjia kryesore kombëtare e zhvillimit të Kinës dhe Shenzhen-i është një motor i rëndësishëm për ndërtimin e kësaj Zone. Sipas tij, është e nevojshme të promovohet integrimi i rregullave dhe mekanizmave të funksionimit ekonomik në Guangdong, Hong-Kong dhe Makao, të përshpejtohet ndërtimi i hekurudhës ndërqytetëse Guangdong - Hong-Kong - Makao, të nxitet qarkullimi efikas e i përshtatshëm i elementeve të ndryshme, si personeli e mallrat, dhe të rritet niveli i integrimit të tregut. Xi Jinping-u theksoi më tej se duhet të vazhdojë inkurajimi e drejtimi i bashkatdhetarëve nga Hong-Kongu, Makaoja, Tajvani dhe kinezët jashtë vendit për të luajtur një rol të rëndësishëm në investimet, zhvillimin e biznesit dhe hapjen e dyanshme.(Zhan Dian/Artan Goga)