Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping shkoi të martën pasdite në zonën Kaibu të qytetit Shantou të provincës Guangdong. Ai vizitoi Sallën e Ekspozitës Kulturore të distriktit Kaibu dhe Muzeun e Relikteve të Emigrantëve Kinezë jashtë Vendit, për të mësuar mbi historinë e hapjes së Shantout si port dhe ndërtimin e zhvillimin e qytetit që nga themelimi i zonës së veçantë ekonomike, si edhe për t'u njohur me përkujdesin për atdheun dhe mbështetjen për ndërtimin e atdheut dhe vendlindjes nga emigrantët kinezë nga zona Chaoshan. Më pas, Xi Jinping-u eci më këmbë për të parë nga afër tiparet kulturore dhe historike të distriktit Kaibu dhe komunikoi përzemërsisht me qytetarët.
Shantou është një qytet i rëndësishëm në bregdetin juglindor të Kinës, i cili u hap si port në vitin 1860, duke u bërë një nga qytetet më të hershme të hapura për botën e jashtme në kohët moderne. Ai është gjithashtu një qytet i njohur emigracioni dhe më shumë se 5 milionë veta me prejardhje nga ky qytet janë të shpërndarë tashmë në të gjithë botën. (Vera/Artan)