Qyteti Qingdao në provincën Shandong të Kinës lindore ka grumbulluar mbi 4.23 milionë mostra për t’u testuar për acidin nukleik në të gjithë qytetin deri pasditen e së martës, njoftoi autoriteti vendor i shëndetësisë në një konferencë shtypi.
Ndër mbi 1.94 milionë mostrat e testuara, nuk janë gjetur raste të reja pozitive përveç rasteve të konfirmuara dhe asimptomatike të raportuara tashmë.
Gjatë fundjavës, qyteti raportoi 12 raste të reja me COVID-19 të transmetuara në vend, 6 të konfirmuara dhe 6 raste asimptomatike. Midis tyre, 3 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, sipas një zyrtari vendor.
Hetimet epidemiologjike treguan se rastet ishin të lidhura me Spitalin e Kraharorit Qingdao ku trajtohen pacientë të importuar me COVID-19.
Testimi i acidit nukleik në të gjithë qytetin, duke përfshirë rreth 9 milionë banorë, filloi të hënën dhe sipas planit do të përfundojë të premten, njoftoi komisioni komunal i shëndetësisë, duke shtuar se rezultatet do të publikohen në kohën e duhur. (Albana)