Agjencia australiane për kërkimin shkencor ka zbuluar se Sars-CoV-2, virusi përgjegjës për Covid-19, mund të mbijetojë deri në 28 ditë në sipërfaqet e zakonshme, duke përfshirë kartëmonedhat dhe qelqin, të tilla si ato që gjenden në ekranet e celularëve dhe në sipërfaqe inoksi. Studimi zbuloi gjithashtu se virusi mbijeton më gjatë në temperatura të ulëta, shkruajnë mediet australiane.
Në 20 gradë celsius, virusi shfaqet jashtëzakonisht i ashpër në sipërfaqe të lëmuara, siç janë ekranet e celularëve dhe mund të mbijetojë për 28 ditë në kartëmonedha dhe qelq, çelik dhe plastikë. Në 30 gradë, periudha e mbijetesës bie në shtatë ditë dhe bie në vetëm 24 orë në 40 gradë.
Sipas studimit australian, prania e virusit në sipërfaqe poroze si pambuku është më pak e qëndrueshme, deri në 14 ditë në temperaturat më të ulëta dhe më pak se 16 orë në më të lartat.