Hong Kongu duhet të marrë masa dhe të mësojë nga përvoja e Kinës kontinentale në parandalimin e shpërthimeve të mëtejshme të Covid-19, në mënyrë që të mbrojë më mirë shëndetin e njerëzve, t'i lejojë ata të udhëtojnë lirshëm dhe të rifillojnë aktivitetet ekonomike. Kjo u deklarua nga Paul Chan, sekretari financiar i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, shkruan “Xinhua”.

Chan deklaroi se kohët e fundit ka pasur një rritje të rasteve të reja me Covid-19 në të gjithë botën. Ashtu si me Kinën kontinentale, numri i fundit i rasteve të konfirmuara pasqyrojnë qartë efektivitetin e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë.

Qasja e Kinës kontinentale është të identifikojë njerëzit e infektuar simptomatik ose asimptomatik përmes testimit të popullsisë në shkallë të gjerë, e cila është një mënyrë efektive për të prishur zinxhirin e transmetimit.