Në kohën kur popullsia sa vjen e plaket, "shtëpitë virtuale të të moshuarve", një model i ri i kujdesit në shtëpi që shfrytëzon plotësisht burimet shoqërore, po bëhet një zgjedhje për shumë të moshuar në Kinë.
Në 10 vitet e fundit, shtëpitë virtuale të të moshuarve janë promovuar në shumë rajone të Kinës, me grupe të zgjeruara shërbimi, shërbime të larmishme dhe karakteristika të veçanta inteligjente. Të moshuarit kinezë dëshirojnë që të jetojnë në shtëpi. Megjithatë, fëmijët e tyre dëshirojnë të përkujdesen për prindërit, por ka raste kur nuk kanë kohë dhe energji të mjaftueshme. Shtëpitë e virtuale të të moshuarve duken sikur janë një zgjidhje e këtij problemi.
Shërbimet inteligjente të kujdesjes së të moshuarve "internet+" janë vendosur në platformën virtuale të shtëpive të të moshuarve.
Vetëm me një telefonatë, shtëpia e të moshuarve mund të ofrojë shërbime të ndryshme që nga nga blerja e ushqimeve dhe gatimi e pastrimi, nga shërbimet e masazhit deri te shoqërimi i të sëmurëve, prandaj të moshuarit mund të gëzojnë "shërbime të kujdesit vetjak" pa qenë e nevojshme të dalin nga shtëpia. Në shtëpinë e të moshuarve në internet në distriktin Chengguan, të qytetit Lanzhou të provincës Gansu të Kinës veriperëndimore, nuk ekziston asnjë shtrat i vetëm, por kjo shtëpi mund t’u shërbejë dhjetëra mijërave të moshuarve.
Një platformë e "informacionit dhe shërbimeve të kujdesit shtëpiak" dhe një platformë e menaxhimit e "informatizimit inteligjent të kujdesit ndaj të moshuarve" u krijuan për të ofruar shërbime ndaj të moshuarve të regjistruar, pavarësisht nga vendndodhja e tyre, tha Chin Tiantian, drejtori i shtëpisë virtuale të të moshuarve në distriktin Chengguan. Ky sistem mund të ofrojë shërbimin e kujdesit shtëpiak të standardizuar në një kohë dhe metodë të saktë nëpërmjet grumbullimit të të Dhënave të Mëdha (Big Data).
"Megjithëse shtëpitë e të moshuarve janë virtuale, shërbimet janë reale në shtëpi," tha Chin. "Deri tani, mbi 133700 të moshuar janë regjistruar dhe shtruar në spital dhe numri i përgjithshëm i shërbimeve ka arritur në 13.79 milionë."
"Ndërthurja e teknologjisë së internetit dhe të shërbimit të kujdesit ndaj të moshuarve mund të ofrojë jo vetëm hartat e shërbimeve jashtë linjës, monitorimin ditor të qendrës së kujdesit dhe shërbimet e tjera në kohë reale, por gjithashtu mund të bëjë korrigjimin e të dhënave të monitorimit në periudhën afatgjatë si glukoza në gjak dhe tensioni i të moshuarve," tha Liu Mingzhe, një inxhinier teknik në shtëpinë virtuale të të moshuarve në distriktin Chengguan. Ai shtoi se pajisjet inteligjente si sensorët me rreze të kuqe dhe alarmet e aktivizuara me zë mund të realizojnë "monitorimin e cloud" për të moshuarit në shtëpitë e tyre virtuale.
"Ndryshe nga shtëpitë tradicionale të të moshuarve, shtëpitë virtuale bazohen te teknologjia e informacionit," tha Pan Helin, profesori në Institutin e Studimeve Ekonomike Digjitale të Universitetit të Ekonomisë dhe të Drejtësisë të Zhongnan-it, duke vënë në dukje se shtëpitë virtuale të të moshuarve drejtohen në përgjithësi nga qeveria dhe qendra shëndetësore në komunitete.
"Burimet e kujdesit të të moshuarve si qendrat e shërbimeve mjekësore dhe shtëpiake etj, ofrojnë shërbime profesionale për të moshuarit nëpërmjet diagnoztikimit dhe trajtimit në largësi dhe shërbimet në shtëpi."
Ende në fazën e zhvillimit hulumtues
Shfaqja e shtëpive virtuale të të moshuarve përputhet me kërkesat shoqërore të Kinës, një periudhë e plakjes së popullsisë dhe një fazë e zhvillimit të shpejtë. Sipas të dhënave nga Drejtoria Shtetërore e Statistikave, deri në fund të vitit 2018, popullsia e të moshuarve kinezë mbi 60 vjeç arriti në 249 milionë, duke zënë 17.9% të popullsisë së përgjithshshme.
"Përparësitë e shtëpive virtuale janë shumë të dukshme. Ato mund të realizojnë furnizim të qëndrueshëm, të saktë dhe efikas me burime infermierore, që është një zgjedhje efektive për vendin tim për trajtimin e ndikimit të plakjes së popullsisë,"tha Pan.
Shtëpitë virtuale nuk janë të papritura. Prej vitit 2007, qendra e para e shërbimeve të kujdesjes shtëpiake virtuale u hap në distriktin Gusu të qytetit Suzhou të provincës Jiangsu të Kinës juglindore. Ajo ofron shërbimet e kujdesit në shtëpi për të moshuarit, veçanërisht për të ata që jetojnë vetëm si dhe për të moshuarit e varfër. Sot, pas zhvillimit mbi 10 vjeçar, Suzhou ka krijuar një model të pjekur të kujdesit virtual, që është përhapur në të gjithë provincën Jiangsu.
Vitet e fundit, disa rajone kanë shfaqur format e ndryshme të shtëpive virtuale të të moshuarve. Për shembull, Shangai ka zhvilluar një sistem kujdesi "fiks”, duke krijuar një "rajon të ciklit të shtëpive të të moshuarve me shërbimeve kujdesi që shkojnë në shtëpi për 15 minuta" në zonat urbane dhe përgatitën institucionet e stilit të ri të kujdesit të të moshuarve në komunitet.
"Shtëpitë virtuale të të moshuarve krejtësisht diçka e re në arenën ndërkombëtare," tha Pan.
"Shtëpitë e tanishme virtuale përballen me mbështetje të tepruar në blerjet e qeverisë, aktivitet të pamjaftueshëm të tregut dhe mungesë të talenteve. Pengesa është se ndërtimi i shtëpive virtuale të të moshuarve ka ende një rrugë të gjatë përpara deri te perfeksionizmi," shtoi ai. (Xu Guang/Albana)