Ditët e para të festës në Kinë kanë shënuar një hov në ekonominë e vendit, me rritjen e lëvizjes së brendshme.
Ndër të gjitha industritë, turizmi konsiderohet si ndër më të prekurit nga pandemia e Covid 19 dhe lulëzimi i tij në këtë periudhë është një tregues i mirë i rimëkëmbjes së vendit nga epidemia, shkruan “Xinhua”.
Kina pati 425 milionë vizita turistike të brendshme në katër ditët e para të festës tetëditore, me të ardhura totale nga turizmi në 312 miliardë juanë (rreth 45.8 miliardë dollarë).
Ndërsa industria e turizmit është e lidhur ngushtë me shumë sektorë të shërbimeve të tilla si hoteleria dhe transporti, bumi i turizmit do të jetë i favorshëm për rimëkëmbjen e industrisë së shërbimeve dhe do të promovojë një zhvillim më të ekuilibruar ekonomik.