Inxhinierët në Tajvanin e Kinës kanë projektuar krahun robotik për të bërë në mënyrë automatike testin për tamponin në hundë, për të limituar përhapjen e Covid-19 nga pacienti te mjeku.

Projekti është realizuar nga shoqëria bioteknologjike në Tajvan, “Brain Navi”.

Roboti-tampon është i pajisur me një autopilot dhe përdor funksione të ngjashme me ato të sistemit të navigimit për operacionin e trurit.

Ai gjithashtu ka njohje të integruar të fytyrës dhe imazhe 3D.