Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti më 21 shtator një video-fjalim të rëndësishëm në Samitin e 75-vjetorit të themelimit të OKB-së.
Ai vuri në dukje se 75 vitet e OKB-së janë 75 vite të zhvillimit të shpejtë të shoqërisë njerëzore, të ndryshimeve të thella të gjendjes ndërkombëtare dhe të zhvillimit të shpejtë të shumëpalësisë. Pavarësisht sprovave të shumta, OKB-ja ka ende gjallëri,duke përfaqësuar dëshirën e mbi 7 miliardë njerëzve për një jetë më të bukur.
Presidenti Xi theksoi se Kina do të jetë gjithmonë një praktikuese e multilateralizmit, do të marrë pjesë aktivisht në reformën dhe ndërtimin e sistemit të qeverisjes globale, të mbrojë me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me OKB-në si thelb, të ruajë me vendosmëri rendin ndërkombëtar të bazuar në Ligjin Ndërkombëtar dhe të mbrojë me vendosmëri rolin e OKB-së në çështjet ndërkombëtare.(Çang Çuo)