OKB-ja do të organizojë më 30 shtator Konferencën për Mbrojtjen e Biodiversitetit. Më 21 shtator, Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës dhe Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit e Kinës lëshuan së bashku dokumentin e qëndrimeve të Kinës "Ndërtimi i një komuniteti të jetës në Tokë: Kina është në veprim", ku shpjegohen përvoja dhe propozimet e Kinës për mbrojtjen e biodiversitetit në fushat e qytetërimit ekologjik, të politikave të brendshme, të nxitjes së zhvillimit të vazhdueshëm, të pjesëmarrjes së gjerë të të gjithë shoqërisë dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar për mbrojtjen e biodiversitetit.
Sipas dokumentit, Kina do të vazhdojë t'i përmbahet konceptit të zhvillimit të gjelbër dhe të vazhdojë të nxisë ndërtimin e qytetërimit ekologjik. Kina do të vazhdojë t’i përmbahet shumëpalësisë, të mbështesë konceptin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit, të marrë pjesë aktivisht në qeverisjen globale të biodiversitetit dhe të kontribuuojë mençurinë kineze në rrugën e përbashkët të qytetërimit ekologjik botëror dhe ndërtimin e bashkësisë së jetëve të përbashkëta të njerëzimit. (Çang Çuo/Albana)