Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës deklaroi ditët e fundit se presidenti kinez Xi Jinping do të marrë pjesë në mënyrë virtuale në mbledhjen e nivelit të lartë për 75-vjetorin e krijimit të OKB-së. Pesë vjet më parë, në debatet e përgjithshme të zhvilluara në kuadrin e 70-vjetorit të themelimit të OKB-së, kreu i shtetit i Kinës mbajti një fjalim, ku bëri thirrje për krijimin e partneritetit me leverdi të ndërsjellë dhe paraqiti propozimin e ndërtimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.
"Nuk ekziston 'kurthi i Tuqididit'. Por nëse vendet e mëdha bëjnë keqgjykime strategjike, mund ta krijojnë vetë 'kurthin e Tuqididit'", kështu tha Xi në shtatorin e vitit 2015 gjatë vizitës së tij në ShBA, në kuadrin e krijimit të kësaj organizate shumëpalëshe. Kjo ishte përgjigjja e tij ndaj pyetjes së studiuesve perëndimorë në Siatëll.
I ashtuquajturi "Kurthi i Tuqididit" e ka origjinën nga Lufta e Peloponezit dhe është një koncept i krijuar nga historiani i lashtë grek Tuqidid në veprat e tij. Përballë një Kine që është në rritje e sipër, disa studiues perëndimorë e quajtën këtë si një "kurth Tuqididi" në përputhje me rrethanat. Në fjalimin e tij në Siatëll, Xi Jinping-u shpjegoi llojin e ri të marrëdhënieve midis fuqive të mëdha, duke iu përgjigjur së ashtuquajturës logjikë se duhet të ketë një luftë midis fuqive të zhvilluara dhe atyre që janë në rritje.
Dy vjet më vonë, Xi Jinping-u mbajti një fjalim tematik me titull "Së bashku për të ndërtuar një bashkësi me fate të përbashkëta të njerëzimit" në selinë e OKB-së në Gjenevë. Duke folur se si mund të shmanget "kurthin e Tuqididit", ai theksoi përsëri:
"Vendet duhet të ndërtojnë një partneritet të dialogut, moskonfrontimit, partneritetit dhe mosangazhimit. Vendet e mëdha duhet të respektojnë interesat dhe shqetësimet kryesore të njëri-tjetrit, të menaxhojnë konfliktet e mosmarrëveshjet dhe të përpiqen të ndërtojnë një model të ri marrëdhëniesh jokonfliktuale, jokonfrontuese, me respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim me përfitime të përbashkëta. Nëse vazhdojmë të komunikojmë dhe të merremi vesh me sinqeritet, 'kurthi i Tuqididit' mund të shmanget".
Për të ndërtuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit, ne duhet t'i përmbahemi bashkëpunimit fitimprurës, zhvillimit dhe prosperitetit të përbashkët. Përballë proteksionizmit në rritje dhe antiglobalizimit, ku po shkon ekonomia botërore? Në Forumin e Davosit në fillim të vitit 2017, Xi Jinping-u iu përgjigj pyetjeve të botës me një "histori kineze".
"Në fillim, Kina gjithashtu kishte dyshime në lidhje me globalizimin ekonomik dhe ishte e shqetësuar për t'u bashkuar me Organizatën Botërore të Tregtisë. Sidoqoftë, ne besojmë se integrimi në ekonominë botërore është drejtimi i përgjithshëm i historisë. Që ekonomia e Kinës të zhvillohet, ajo duhet të guxojë të dalë e të 'notojë' në oqeanin e gjerë të tregut botëror. Nëse nuk guxon kurrë të shkosh në det për të përjetuar erën e shiun dhe për të parë botën, një ditë do të mbytesh në det. Prandaj, Kina marshoi me guxim drejt tregut botëror. Në këtë proces, ne ndeshëm në vorbulla, hasëm në erë dhe dallgë, por mësuam të notojmë. Kjo është zgjedhja e duhur strategjike ".
Këmbëngulja në shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes civilizimeve dhe ndërtimi i një bote të hapur dhe gjithëpërfshirëse është domethënia e ndërtimit të një bashkësie fatesh të përbashkëta për njerëzimin.
Në fillim të shekullit të kaluar, grupi i parë i piktorëve kinezë që u kthyen nga studimet jashtë vendit, të përfaqësuar nga Xu Beihong, prezantuan pikturat perëndimore të vajit në Kinë, dhe përmes integrimit inovativ me metodat tradicionale kineze të pikturës, ata formuan piktura unike kineze me vaj të stilit të lirë. Në mars 2014, Xi Jinping-u mbajti një fjalim në selinë e UNESCO-s në Paris. Kur diskutoi për rëndësinë e tolerancës së qytetërimeve dhe mësimin e ndërsjellë ndërmjet tyre, ai përmendi historinë e piktorit kinez Xu Beihong.
Në fjalën e tij, Xi Jinping-u tha se ka më shumë se 200 vende dhe rajone, më shumë se 2500 grupe etnike dhe fe të shumta në botë. Do të ishte e paimagjinueshme nëse në botë do të kishte vetëm një mënyrë jetese, vetëm një gjuhë, vetëm një lloj muzike, vetëm një lloj veshjeje.