Kina, Rusia, Kazakstan, Kirgistani dhe Mongolia kanë rënë dakord të ndërtojnë së bashku një fortesë antipandemike, një Rrugë Shëndeti të Mëndafshit dhe një komunitet shëndetësor për të gjithë, tha këshilltari kinez i Shtetit dhe Ministri i Jashtëm, Wang Yi.

Vendimi u mor pasi ai shkëmbeu mendime me ministrat e jashtëm të Rusisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Mongolisë mbi thellimin e bashkëpunimit antipandemik, për të mposhtur COVID-19. Kështu deklaroi Wang për “Xinhua”.

Wang tha se duke shtuar përpjekje për të thelluar më tej bashkëpunimin antipandemi, kwto vende kanë rënë dakord për të marrë masa në katër fusha.

Së pari, do të mbështetet me forcë Organizata Botërore e Shëndetësisë për të luajtur një rol koordinues dhe do të kundërshtojnë çdo përpjekje për të politizuar pandeminë dhe t'i bashkëngjisin një etiketë gjeografike virusit.

Së dyti, këto vende do të konsolidojnë dhe zgjerojnë arritjet antipandemike. Së treti, do të promovohet në mënyrë aktive bashkëpunimi në zhvillimin, prodhimin dhe blerjen e vaksinave. Dhe e fundit, të katër vendet do të bëjnë një përpjekje të përbashkët për bashkëpunimin kinez të mjekësisë tradicionale.