Në kryeqytetin kinez u zhvillua takimi i tretë i Qyteteve Krijuese të UNESCO-s, me temën “Kreativiteti fuqizon qytetet, teknologjia krijon të ardhmen”.

Samiti pati si synimin diskutimin se si të formësohen modelet e reja të zhvillimit urban, duke u mbështetur në kulturë, krijimtari dhe teknologji të reja përtej krizës COVID-19.

"Kishte shumë teknologji të ndryshme të përdorura dhe Pekini i përdori ato shumë mirë”, -tha për “CGTN”-në drejtoresha e Zyrës së Pekinit të UNESCO-s, Marieliza Oliveira.

Zyrtarja e UNESCO-s gjithashtu vlerësoi përpjekjet e Pekinit në edukimin në internet gjatë epidemisë.

Teknologjitë si Inteligjenca Artificiale dhe të dhënat e mëdha gjithashtu kanë ndihmuar Pekinin për të parandaluar infeksionin dhe për të rritur kërkimin dhe zhvillimin në produktet kundër virusit.