Duke u përballur me kërcënimin katastrofik të COVID-19, studiuesit dhe shkencëtarët në të gjithë botën po punojnë për të zhvilluar vaksina, mënyra më efektive për të luftuar infeksionin viral.
“Kina po kryen prova klinike të 11 vaksinave COVID-19, katër prej të cilave kanë hyrë në fazën 3”, -tha ministri kinez i Shkencës dhe Teknologjisë, Wang Zhigang, në Forumin Global të Shkencës dhe Shëndetit të Jetës, në Pekin, shkruan “CGTN”.
Pas shpërthimit të virusit, Kina ndërmori veprim të shpejtë dhe mobilizoi forca mjekësore, shkencore dhe teknologjike për të përmbajtur pandeminë.
“Një grup ilaçesh efektive dhe metodave të trajtimit u shqyrtua me shpejtësi për të formuar një regjim trajtimi të përshtatshëm për pacientët me koronavirus që përballen me faza të ndryshme të infeksionit”, -tha Wang. Brenda një periudhe të shkurtër, zhvillimi i testit të acidit nukleik, reagentët e zbulimit të antitrupave dhe pajisjet mbështetëse u kompletuan për të përmbushur nevojat e diagnozës në skenarë të ndryshëm të aplikimit.