Kina ka miratuar masa të shumëfishta për të garantuar sigurinë e paqeruajtësve të saj në të gjithë botën gjatë pandemisë COVID-19, tha të premten një zyrtar ushtarak.

Autoritetet qendrore ushtarake të Kinës i kanë kushtuar një rëndësi të madhe mbrojtjes së paqeruajtësve jashtë shtetit dhe kanë miratuar katër masa të rëndësishme, tha në një konferencë për shtyp Luo Wei, drejtori i përgjithshëm i qendrës së çështjeve paqeruajtëse të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Duke prezantuar hapat kryesorë, Luo tha se Kina ka krijuar një mekanizëm reagimi dhe ka punuar me OKB-në për të ndjekur nga afër gjendjen pandemike në vendet pritëse dhe për të mbikëqyrur kushtet shëndetësore të paqeruajtësve.

"Ne gjithashtu kemi forcuar mbrojtjen dhe menaxhimin e personelit tonë jashtë shtetit, duke rritur ndërgjegjësimin dhe aftësinë e tyre për të mbrojtur veten dhe duke vendosur kontroll të rreptë mbi të gjitha format e grumbullimeve," tha Luo.

Ai shtoi se Kina është gjithashtu e përgatitur mirë në sigurimin e furnizimit mjekësor dhe të trajtimit mjekësor.

Sipas Luo, paqeruajtësit duhet të bëjnë përgatitje të rrepta para se të shpërndahen dhe t'i nënshtrohen karantinës pas kthimit.

"Të gjithë paqeruajtësit kinezë jashtë vendit gëzojnë shëndet të plotë," tha Luo.

(Albana)