Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe presidenti i Kinës Xi Jinping bëri të enjten një vizitë inspektimi në qytetin Changsha, kryeqendrën e provincës Hunan të Kinës Qendrore. Xi vizitoi një kompani prodhimi të pajisjeve inteligjente, një park të industrisë kulturore dhe Akademinë "Yuelu" pranë Universitetit të Hunan-it. Kreu i shtetit i Kinës u njoh me zhvillimin e industrive të përparuara prodhuese dhe kulturore, punën ideologjike e politike në universitete dhe promovimin e kulturës cilësore. (Li Huailiang)