Presidenti kinez Xi Jinping bëri të mërkurën një vizitë inspektimi në provincën Hunan. Po atë ditë pasdite, Xi vizitoi sallën e ekspozitës me temën revolucionare "Ngrohtësia e gjysmës së jorganit", qendrën e shërbimeve dhe klinikën e fshatit, një bazë moderne demonstrimi të turizmit rural, një shkollë fillore, si edhe shtëpitë e banorëve në fshatin Shazhou të kombësisë yao në kontenë Wenming të kësaj kombësie, në qytezën Rucheng të qytetit Binzhou. Kreu i shtetit i Kinës u njoh me zhvillimin e arsimit patriotik në fshat, ecurinë e sektorëve të zhdukjes së varfërisë, konsolidimin e rezultateve në luftën ndaj varfërisë etj.(Li Huailiang)