Në kuadër të 75-vjetorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u mbajt të mërkurën një seminar në lidhje online, me temë: "Qëllimet e OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030 dhe Përvoja e Kinës në Lehtësimin e Varfërisë", shkruan “CGTN”.
Duke marrë parasysh përvojën praktike të Kinës dhe botës në zbutjen e varfërisë, rreth 140 ish-udhëheqës politikë, përfaqësues nga organizata ndërkombëtare dhe grupe studimore nga 39 vende dhe rajone të botës diskutuan rrugën për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Në takim u theksua se shpërthimi i papritur i COVID-19 ka shkaktuar një krizë të madhe me të cilën po përballet njerëzimi dhe sfida më reale dhe urgjente është përpjekja globale në zbutjen e varfërisë.
Ish-shefi i OKB-së, Ban Ki-mun, foli për rolin e Kinës në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 dhe bëri thirrje për më shumë përpjekje për të ndërtuar një botë më të qëndrueshme dhe harmonike.
Gjatë 40 viteve të fundit, Kina ka nxjerrë më shumë se 700 milionë njerëz nga varfëria. Numri i njerëzve të varfër në Kinë ra në 5.51 milionë në fund të vitit 2019, nga 98.99 milionë në fund të 2012-s.