Australia nuk ka regjistruar të hënën asnjë të vdekur lidhur me koronavirusin, për herë të parë që prej dy muajsh.

Ne Melburn nderkohe jane lehtesuar masat kufizuese, pas një ngadalësimi të epidemisë së COVID-19.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm 50 raste të reja janë regjistruar sot në të gjithë vendin, një shifër e pakrahasueshme me 700 rastet ditore të arritura disa ditë, në fund të korrikut dhe në fund të gushtit.

Pas një rënie të numrit të rasteve në zonat rurale të Viktorias, ku ndodhet Melburni, banorët do të jenë në gjendje të dalin nga shtëpitë e tyre dhe bizneset do të rihapen që nga e enjtja.