Pastrimi i mushkërive dhe përgatitja e detoksifikuesve sipas mjekësisë tradicionale kineze, po përdoret nga shumë mjekë të huaj që trajtojnë infeksionet COVID-19, shkruan Hsinhua.
Ato janë përdorur në Itali, Britani, Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Malajzi, me rezultate pozitive, tha Wang Wei, nënkryetari i Universitetit të Mjekësisë Kineze të Pekinit.
Ndërsa Zhang Boli, president i Universitetit të Mjekësisë Tradicionale Kineze të Tianjinit, tha se kapsulat dhe granulat e rekomanduara për trajtimin e COVID-19, kanë marrë miratimin e marketingut në më shumë se 10 vende dhe rajone dhe janë dhuruar në disa vende të tjera.