Sivjet është 75-vjetori i themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast, Ministria e Punëve e Jashtme të Kinës publikoi të enjten "Dokumentin e pozicionit të Kinës për 75-vjetorin e themelimit të Kombeve të Bashkuara". Në këtë dokument shpjegohet qëndrimi dhe paraqiten propozimet e Kinës mbi rolin e Kombeve të Bashkuara, gjendjen ndërkombëtare, zhvillimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin antiepidemik.
Në dokument theksohet që bashkësia ndërkombëtare duhet ta shfrytëzojë rastin e përkujtimit të 75-vjetorit të krijimit të OKB-së për të mbrojtur bashkërisht fitoren e Luftës Antifashiste Botërore, për t'i bërë ballë unilateralizmit, hegjemonizmit dhe politikës së forcës dhe për të mbështetur multilateralizmin, duke mbrojtur me vendosmëri qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera të botës për të krijuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit.