Një linjë e re e trenave të mallrave Kinë-Europë është vënë në funksionim, e cila lidh qytetin Jinhua të provincës kineze Zhejiang me kryeqytetin e Azerbajxhanit Baku.

Për të shkuar nga Jinhua në Baku, trenit do t'i duhet rreth gjysmë muaji.

Stacioni i Jinhua-së operon 12 linja të trenave të mallrave Kinë-Europë.

Mbi 200 trena të tillë janë nisur nga ky stacion qysh nga fillimi i vitit.(Li Huailiang)