Më 8 shtator, Kina lavdëroi solemnisht personat që bënë kontributet e shkëlqyeshme në luftën kundër epidemisë së COVID-19. Lideri më i lartë i shtetit të Kinës Xi Jinping iu dha medaljen kombëtare dhe titullin e nderit kombëtar heronjve kombëtarë.
Medalja kombëtare dhe titulli i nderit kombëtar janë nderët janë nderet më të larta kombëtare kineze. Anëtari i Akademisë së Inxhinierisë të Kinës, specialisti i njohur i sëmundjeve të frymëmarrjes Zhong Nanshan që paraqiti ekzistencën e fenomenit të "prekjes mes njerëzve" të virusit të COVID-19, drejtoi hartimin e planeve të diagnozës dhe të trajtimit mjekësor dhe bënë kontributet e tjera të
shkëlqyeshme në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë së COVID-19, është dhënë me "Medaljen e Republikës". 3 personat e tjera janë dhënë me titullin e nderit kombëtar "heroi popullor". Ata janë: anëtari i Akademisë së Inxhinierisë të Kinës(AIK) Zhang Boli, që bëri kontributet e mëdha në trajtimin mjekësor të pacientëve të prekur nga COVID-ja me ilaçet tradicionale kineze; anëtarja e AIK-së Chenwei që bëri kontributet e mëdha në studimin e vaksinës; kryetari i Spitalit të Jinyintan-it në Wuhan, Zhang Dingyu me sëmundje "skleroza amiotrofike laterale" që këmbënguli në frontin e parë të kësaj lufte.
Mbledhja e lavdërimit të heronjve në luftën kundër epidemisë së COVID-19 u organizua më 8 shtator në Pallatin e Madh Popullor. Po në këtë ditë, Kina do të lavdërojë edhe personat dhe grupet e tjera që bënë kontributet në këtë luftë anti-epidemike.(Xu Guang)