Nëpërmjet përpjekjeve të palodhshme, Kina ka pasur rezultate të rëndësishme në luftën parandaluese e kontrolluese të epidemisë së koronavirusit të tipit të ri. Në të njëjtën kohë, Kina ka dhënë ndihmesë brenda mundësive të veta për luftën ndërkombëtare kundër epidemisë. Personalitete të vendeve të ndryshme janë të mendimit se Kina është modeli i zhvillimit të bashkëpunimit ndërkombëtar kundër epidemisë dhe se përvoja e saj është shumë e vlefshme për t'u ndjekur edhe nga vendet e tjera të botës.
Profesori i mikrobiologjisë dhe i imunologjisë i Universitetit të Kolumbias në ShBA Vincent Recanero i përshkruan sukseset e Kinës në kontrollin e epidemisë me fjalën “mahnitëse”:
“Kina ka vënë nën kontroll përhapjen e një virusi të rrugëve të frymëmarrjes. Është shumë e vështirë të ndalohet një virus i tillë, sepse njerëzit kanë nevojë të marrin frymë dhe të flasin, prandaj është e lehtë që ai të përhapet. Sukseset e Kinës në kontrollin e epidemisë janë mahnitëse.”
Brenda mbi një muaji Kina ndaloi në përgjithësi prirjen e përhapjes së epidemisë, brenda rreth dy muajve i kufizoi rastet e reja ditore të sëmundjes në një numër vetëm njëshifror, dhe brenda tre muajve arriti fitoren e luftës për mbrojtjen Wuhan-it dhe të Hubei-t.
Bashkëkryetari i Fondacionit "Gates" të ShBA-së Bill Gates është i mendimit se sukseset e Kinës në kontrollin e epidemisë vijnë nga masat shkencore dhe të sakta:
“Kina ka bërë një punë shumë të mirë në kontrollin e virusit dhe sukseset e saj janë mahnitëse. Kina grumbulloi të gjitha burimet mjekësore dhe ndërtoi shpejt spitale, duke zbatuar masat antiepidemike, si mbajtja e maskës etj.”
Nga ana e tij, kryetari i Partisë së Punëtorëve të Hungarisë Gyula Thürmer u shpreh se Kina është vendi që e ka vënë vërtet nën kontroll epideminë. COVID-19 është sfida e përbashkët e njerëzimit dhe propozimi i Kinës për bashkëpunimin ndërkombëtar kundër epidemisë është e vetmja mënyrë e mundshme për arritjen e fitores së luftës kundër virusit. Ai tha:
“Kina ka qenë gjithmonë një nxitëse e bashkëpunimit ndërkombëtar. Epidemia e COVID-19 lidhet me tërë njerëzimin dhe për ta mposhtur atë nevojitet bashkëpunimi. Kina është vendi i parë që e paraqiti këtë ide. Kina premtoi gjithashtu se, nëse prodhon një vaksinë, do ta bëjë atë një produkt publik global.”
Gyula Thürmer theksoi se rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë kineze ka forcuar besimin e vendeve të ndryshme të botës për mposhtjen e epidemisë dhe për rimëkëmbjen ekonomike:
“Ne kemi parë se sektorët e ndryshëm të ekonomisë kineze kanë dalë nga epidemia. Ky është një lajm i mirë për tërë botën. Vënia nën kontroll e epidemisë nga Kina u ka sjellë vendeve të ndryshme besim.” (Fani)