Banorët në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut kanë shprehur mbështetje ndaj testimit masiv për COVID-19 të planifikuar muajin e ardhshëm.
Planin e njoftoi të premten kryeekzekutivja e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, Carrie Lam.
Chan Chung-chung është kryethemeluesja e Shoqatës së Grave Hong-Kong Fujian. Ajo thotë se testimi masiv do ta ndihmojë qytetin ta ketë gjendjen nën kontroll.
"Nën gjendjen e rëndë epidemike, të gjithë banorët në Hong-Kong duhet të punojnë së bashku për të kryer testimin. Në qoftë se qeveria dhe njerëzit kanë të njëjtën mendje, forca jonë e kombinuar mund të thyejë metalin, mund të frenojë përhapjen e COVID-19 dhe kështu gjendja epidemike do të jetë më në kontroll. Po ashtu do të zhvillohet më tej ekonomia e Hong-Kongut dhe do të përmirësohet jetesa e njerëzve".
Një ekip për testimin e acidit nukleik është dërguar nga qeveria qendrore për të ndihmuar qeverinë rajonale në nisjen e testimit kundër virusit.
Jason Chong Chin Ming është anëtar i degës Yuen Long së Aleancës Demokratike për përmirësimin dhe përparimin e Hong-Kong. Ai tha se banorët vendorë e kanë mirëpritur ardhjen e ekipit mbështetës.
"Tani, gjëja më e rëndësishme për ne është që të punojë së bashku për të kapërcyer çfarëdo vështirësish që na ka sjellë pandemia. Ne duhet të punojmë së bashku në testimin e acidit nukleik".
Testimi në shkallë të gjerë do të kryhet falas dhe në mënyrë vullnetare.
Deri të shtunën u raportuan në rajon mbi 4600 raste të konfirmuara me COVID-19, përfshi 76 të vdekur. (Albana)