Presidenti kinez Xi Jinping vazhdoi të mërkurën inspektimin e tij në provincën Anhui të Kinës Jugore. Ai shkoi në digën Chaohu në kontenë Feidong, ku kontrolloi situatën e ujit në liqenin Chaohu, dhe shprehu respektin për ata që luftojnë përmbytjet në vijën e parë.
Pasdite ai vizitoi Qendrën e Inovacionit të provincës Anhui, për të mësuar rreth risive teknologjike dhe industrive në zhvillim të kësaj province.
Presidenti kinez gjithashtu bëri homazhe për dëshmorët revolucionarë në muzeun përkujtimor të fushatës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore për të kaluar lumin Jance, gjatë Luftës Çlirimtare të Popullit Kinez.(Vera/Artan)