Autoritetet shëndetësore kineze kanë njoftuar se në qytetin bregdetar Dalian nuk ka më zona me rrezik të mesëm dhe të lartë nga COVID-19.

Zhao Lian, zv.drejtori i Komisionit të Shëndetësisë të Dalian-it, thotë se është shtuar numri i pacientëve me COVID-19 që kanë dalë nga spitali:

"Në mesnatën e 15 gushtit nuk ka pasur asnjë rast të ri vendor të konfirmuar me COVID-19 në Dalian, ndërsa edhe katër pacientë të tjerë kanë dalë nga spitali pas shërimit. Rastet e konfirmuara arritën në 92, nga të cilat 29 janë ende në spital."

Disa vende publike dhe biznese të mbyllura përkohësisht gjatë shpërthimit të ri, tani janë lejuar të rihapen.

Bashkia thotë se përmirësimi i gjendes është rezultat i përpjekjeve të mbi 60 000 punonjësve vendorë të shëndetësisë, 17 grupeve mjekësore nga qytete të tjera dhe një ekipi prej 45 ekspertësh të dërguar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës. (Çang Çuo)