Administrata e Aviacionit Civil e Kinës thotë se industria e aviacionit civil e vendit ka vijuar rimëkëmbjen në korrik.

Wu Shijie, një ekzekutiv i lartë i Administratës, u shpreh:

“Deri më 12 gusht janë vënë në funksionim 187 linja të rregullta ndërkombëtare nga 93 kompani ajrore, duke përfshirë 19 kompani kineze dhe 84 të huaja. Çdo javë ka 210 fluturime të rregullta ndërkombëtare që e lidhin Kinën me 50 vende, 20 vende më shumë në krahasim me kohën e shpërthimit të epidemisë.”

Numri i udhëtarëve në korrik arriti në mbi 39 milionë, 30 për qind më pak se në të njëjtën muaj të vitit të kaluar.

Megjithatë, rënia u ul me mbi 8 pikë përqindjeje krahasuar me qershorin.

Muajin e kaluar, vëllimi i ngarkesave ajrore arriti në 552 mijë tonë, me një rënie 10 për qind në krahasim me korrikun e vjetshëm, ndërsa shkalla e përpikmërisë së kompanive ajrore kineze arriti në 85 për qind.(Li Huailiang)